Dy persona kanë vdekur në aksidente të ndara rrugore.
Nga një aksident mes dy veturave në Podujevë të enjten, ka vdekur një grua. Policia ka njoftuar se katër persona ishin lënduar dhe viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim ku më pas kishte vdekur.
“Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Kurse, në një aksident tjetër në autostradën “Ibrahim Rugova” po ashtu të enjten, ka vdekur një burrë.
Trupi i viktimës është dërguar në obduksion.
“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi PK.