Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur pasi ishin kapur duke vjedhur kabllo të rrymës në T.C “Kosova A” në Obiliq.
Siç raporton policia, dy persona tjerë të cilët janë identifikuar nga ta, janë në arrati, transmeton Koha.net.
Kabllot e rrymës të cilat ishin vjedhur janë sekuestruar nga policia, ndërsa pas intervistimit të dy të miturve, në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe me vendimin e prokurorit ata janë liruar nga stacioni policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona të armatosur grabisin kabllo në termocentralin “Kosova A”
-
Arrestohen dy të mitur për vjedhje në Vushtrri
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
Një person raporton në Polici se e lidhën me kabllo të rrymës dhe e grabitën
-
Arrestohen e lirohen tre të mitur që vodhën para në një shtëpi