Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Aksident trafiku

ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident janë të përfshira dy automjete.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e ‘Ulqinit’ në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ai.