Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Broboniq, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Një aksident me t’ lënduar është raportuar t’ ketë ndodhur rreth orë 14:00, në rrugën Magjistrale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Broboniq, të përfshira dy automjete dhe një kamion, si pasoj e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.