Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar në një aksident mes katër veturash në Veternik

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhirë që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së premtes, në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar aksidentin për KOHËN duke bërë të ditur se ai ka ndodhur konkretisht në Veternik.

Sipas saj, me rastin po merret policia e komunikacionit rrugor.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Me rastin është duke u marr policia e komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.