Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje në Skenderaj dhe Vushtrri.
Policia në orët e mëngjesit ka realizuar bastisje në dy lokacione dhe janë sekuestruar dy pistoleta.
“Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: A. SH., 23 vjeçar dhe V.F., 24 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar në Skenderaj për mbajtje të paautorizuar të armëve
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh
- Lirohen në procedurë të rregullt dy të mitur të cilëve iu gjetën armë
-
Policia në Vushtrri konfiskon dy armë, arrestohen dy persona