Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, dje rreth orës 23:20 përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar me datën 09.11.2019 në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona.
“Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. i lindur me 1984 m/k/sh, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo të njëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur me 2000 m/k/sh. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarit të dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
një (1) armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy (2) karikatorë
një (1) pistoletë M-57, cal 7.62 mm së bashku me një (1) karikator
gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy (692) fishekë të cal.7.62x39 mm
njëzet e një (21) fishekë të cal.7.62x25 mm
Edhe
Pesë të arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve në Pejë
dhjetë (10) fishekë të armës me gas
“Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, njofton policia.