Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Lipjan për vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vjedhje të rënda dhe për pranim të mallrave të vjedhura.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Kojske të Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku janë vjedhur pajisje shtëpiake, stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë një vlerë të konsiderueshme (vlera e saktë nuk dihet).

Të arrestuarit janë:

T.A. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Kosovës ( i dyshuar për katër vjedhje të raportuara)

A.H. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Kosovës ( i dyshuar për pranim të mallrave të vjedhura)

Gjatë operacionit, hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë gjësendet që dyshohet të jenë të vjedhura.

Artikuj të ngjashëm