Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Luzi”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: L.B, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë; J.T, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.
Më datë 22.11.2017, në Luz, Fushë - Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin J. T dhe pasagjer shtetasin L. B i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa, ka njoftuar Policia e Shtetit.