Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy sulme seksuale.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar për sulm seksual në Gjakovë e Vushtrri.
Në Gjakovë një grua ka raportuar se rreth orës 5 të mëngjesit të martën është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.
I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar, dhe është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 23.05.2023 - 04:48. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari i panjohur. Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe
Arrestohet një person për sulm seksual në Gjakovë
Ndërkohë në Vushtrri një grua ka raportuar se në mbrëmjen e të hënës një burrë e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmojë edhe seksualisht. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 22.05.2023 - 20:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.