Dy persona janë arrestuar pasi në Aeroportin “Adem Jashari” kanë prezantuar pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Të dy, shtetas të Shqipërisë, janë dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportë të një shteti shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportë të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën dokumente false
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara
-
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në ANP, dyshohen për falsifikim të dokumenteve
-
Shtetasi i Turqisë zihet me dy pasaporta të dyshimta në Aeroportin e Prishtinës