Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Dy shpërthime në veri, nuk raportohet për të lënduar

Mbrëmë pas mesnatës kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës nuk ka të lënduar. Drejtori rajonal i Policisë për veri, Veton Elshani i ka thënë KOHËS, se njëri nga shpërthimet ka ndodhur në Mitrovicë Veriore, ndërsa tjetër në rrethinë të Zveçanit.

“Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”, është shprehur ai.

Elshani ka theksuar se situata në Mitrovicën Veriore dhe në komunat e tjera në veri ka qenë e qetë gjatë natës dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë.