Në fshatin Ropotovë të Madhe të Komunës së Ranillugut pas një mosmarrëveshjeje, dy banorë serbë rrahin një tjetër dhe i shkaktojnë lëndime trupore.
Ngjarja, sipas raportit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur më 20 shkurt, në orën 21:10. Po sipas raportit policor, janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj, K/serbë, të cilët pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull, K/serb, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport.