Në Zubin Potok janë arrestuar dy shtetas të Serbisë të cilët janë futur ilegalisht në Kosovë.
Atyre u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por meqë njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv për COVID-19, janë depërtuar në Serbi.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë për shkak se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Te dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë. Të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid 19 janë depërtuar në territorin e Serbisë dhe lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë
-
Policia e Kosovës arreston dy serbë, tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin
-
Dy persona ndalohen në Zubin-Potok, hynë ilegalisht nga Serbia me kërpudha pa dokumentacion
-
Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit