Dy vjedhje të kafshëve kanë ndodhur në Novobërdë më 12 e 13 mars, bën të ditur Policia Kosovës përmes një komunikate për media.
Më 12/13 mars nga ora 22:00-05:00 disa të panjohur kanë vjedhur disa kafshë në Novobërdë, transmeton Koha.net.
“Ankuesit, e komunitetit serb, raportojnë se të dyshuar të panjohur iu kanë vjedhur gjedhe (kafshë). Rasti nën hetime”, thotë PK.
Derisa më 13 mars në ora 01:00 një burrë shqiptar ka raportuar se i është vjedhur një kafshë.
“Ankuesi, burrë shqiptar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur një gjedh (kafshë)”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vidhen në Novobërdë një lopë e një viç
-
Babai raporton zhdukjen e dy vajzave në Novobërdë
-
Grabiten disa persona në Novobërdë, tre të dyshuarit i kërcënuan me armë
-
Një prift në Novobërdë raporton për prerje të malit që dyshohet se i takon objektit fetar
-
Policia ndalon një kontrabandë me gjedhe në Leposaviq