Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy raste të sulmeve ndaj policëve, tre të arrestuar

Në dy raste të ndryshme të pengimit dhe sulmit ndaj policëve, janë arrestuar tre persona në 24 orët e fundit.

Rasti i parë, në rrugën “Ramadan Rexhepi” të Ferizajt, janë arrestuar dy vëllezër që, pas një kundërvajtje në trafik, kishin sulmuar policët në detyrë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar.

Në rastin tjetër, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është arrestuar një person që kishte penguar dhe kishte sulmuar fizikisht policët në detyrë. Ai është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.