Në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona, që kishin kanosur familjarët e tyre.
Sipas raportit të policisë, në një rast në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte kanosur nënën e tij. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të shtunën në mesditë.
Në rastin tjetër, në Gjakovë, i dyshuari ka kanosur babanë e tij. Edhe në këtë rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.