Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë për një rast të dyshuar të kanosjes.
Policia ka njoftuar se më datën 8 dhjetor rreth orës 19:00, i arrestuari dyshohet se ka kanosur dy persona, të cilët e kanë denoncuar rastin në Polici.
Sot nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje.
41-vjeçari A.B. është arrestuar sot nga Policia.
“Ndaj tij është iniciuar rasti kanosje, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.
Artikuj të ngjashëm