Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Mitrovicë në 24 orët e fundit.
Në rastin e parë, në rrugën “De Rada”, një qytetar ka sulmuar bashkëshorten e tij e cila është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Viktima shqiptare ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Në rastin tjetër, i dyshuari i komunitetit serb, në gjendje të dehur, kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy raste të dhunës në familje, një i dyshuar në kërkim, dy lirohen në procedurë të rregullt
-
Kunata rrah kunatën në Mitrovicë
-
Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Burri në Mitrovicë rrah bashkëshorten, ndaj tij kishte urdhërarrest