Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy punëtorë vdesin si pasojë e shembjes së një muri në Tetovë

Dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri të premten pasdite në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Siç shkruan “TetovaSot”, mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e 63-vjeçarit A.A. nga Selca e Tetovës dhe 50-vjeçcarit J.C. nga Shqipëria.

Siç raportohet, prokurori publik dhe ekipet hetuese janë duke u marrë me rastin.

Në vendin e ngjarjes janë parë të pranishëm edhe zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës./TetovaSot