Një person në Ferizaj është arrestuar pasi me forcë ka vjedhur nga çanta e një gruaje portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro.
Sipas njoftimit mësohet se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën dhe tjetri i dyshuar me forcë e kanë grabitur çantën e saj.
“Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur. I dyshuari, arrestohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në Ferizaj. Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë , për procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë”, thuhet në njoftim.
-
Shtetasja bullgare arrestohet në Ferizaj për vjedhjen e një portofoli
-
Arrestohet 45-vjeçari në Ferizaj, vodhi para në një veturë
-
Arrestohet një person për grabitje në tentativë në Ferizaj
-
Pamje: Mërgimtarit nga Zvicra ia vjedhin çantën me mijëra euro e dokumente
-
Ferizaj, tre fëmijë dorëzojnë në polici një portofol me para e dokumente