Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për herë të pestë brenda muajit gusht, inspektorët tatimor janë kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas ATK-së, rasti i fundit ka të bëjë me kërcënimin e dy inspektorëve të ATK-së nga regjioni i Prizrenit, të cilët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë kërcënuar nga një tatimpagues.
Rasti është raportuar tek organet kompetente.
“ATK u bënë me dije të gjithë tatimpaguesve se aktivitetet për të cilat kemi obligim ligjor t’i zhvillojmë, ATK-ja fuqishëm do të vazhdon t’i kryejmë në mënyrë profesionale, dhe pa u ndikuar asnjëherë nga askush pavarësisht sjelljeve dhe situatave si këto të fundit. Siç ju kemi njoftuar edhe nga komunikimet e kaluara, ATK shpeshherë në aktivitetet e saj është dashur që të ketë asistim nga Policia e Kosovës, pasi që në disa raste kemi hasur në rezistencë të tatimpaguesve për të kryer detyrat zyrtare. Andaj, me qëllim te zbatimit të drejtë dhe njëtrajtshëm të ligjit ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik, ftojmë organet kompetente që t’i trajtojnë në mënyrë efikase këto raste”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
-
Aktakuzë ndaj inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Sulmohet një inspektor komunal në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
-
Qe 6 vjet ATK-ja mban në punë 5 inspektorë që s’i përmbushën kriteret
-
Oda e Avokatëve thotë se ATK-ja po tenton të ndërhyjë në pavarësinë e tyre
-
Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së