Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Novobërdës, Abdyl Gashi ka deklaruar se në mbledhjen e shtabit emergjent për parandalimin e koronavirusit janë shpalosur të dhëna edhe nga organet e sigurisë.
Në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se organet e policisë u kanë kumtuar se dy banorë të komunës së Malishevës janë arrestuar në Novobërdë meqë të njëjtit kishin thyer rregullat e izolimit dhe kishin lëvizur nga territori i komunës së tyre në një komunë tjetër, transmeton KOHA.
“Me kërkesë të komandantit të stacionit policor në Artanë kemi mbajtur këtë mbledhje dhe u njoftuam që në një familje në fshatin Zebinc në komunën e Artanës kanë qëndruar dy qytetarë nga komuna e Malishevës dhe tani dihet se komuna e Malishevës është në karantinë dhe këta dy persona janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në mbajtje dhe poashtu këtyre dy personave do t’iu bëhet edhe testi për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19. Ndërsa për familjen ku kanë qëndruar këta dy persona sot i është kërkuar që të vetizolohen derisa të dalin testet e dy qytetarëve nga Malisheva të cilët kanë vizituar këtë familje në fshatin Zebinc. Uroj që këta dy persona që të mos jenë të infektuar me virusin Covid-19. Deri më tani nuk kemi asnjë person të infektuar në komunën tonë dhe uroj që të mos kemi asnjë”, ka shkruar ai.
-
Banorët e lagjes së izoluar në Malishevë ankohen se nuk po marrin shërbime mjekësore
-
Malisheva me 61 të infektuar, banorët e fshatrave kërkojnë më shumë teste
-
Begaj thotë se po gjurmojnë personat me të cilët ka pasur kontakt 37 vjeçarja nga Malisheva
-
Komuna e Malishevës: Janë vetizoluar personat që kanë pasur kontakt me të infektuarën
-
Nis identifikimi i personave që kanë pasur kontakt me të infektuarën me koronavirus në Malishevë