Dy aksidente të ngjashme kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Shtërpcë e Pejë, me dy këmbësorë që kanë pësuar nga veturat të cilat po lëviznin mbrapa.
Fillimisht, në Shtërpcë është raportuar se një grua duke lëvizur mbrapa me veturë ka goditur këmbësoren të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Rasti në Polici është regjistruar në orën 11:25 të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm pesë minuta më vonë, në Pejë, ka ndodhur një aksident tjetër me lëvizje mbrapa të veturës. Në rrugën “Jeton Dedushaj”, një burrë duke lëvizur mbrapa me kamion ka goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.