Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dogji të paktën 11 automjete, arrestohet 'piromani' 26-vjeçar në Durrës

Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se u ka vënë flakën të paktën 9 automjeteve dhe një motoçiklete në Durrës. K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës është vënën në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar "Zjarrvënësi" pas një pune disamujore.

Djegien e fundit të makinave 'piromani' e ka kryer mëngjesin e sotëm ku orët e para të mëngjesit u ka vënë flakën dy automjeteve në në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të S. M. Ky person është zbuluar edhe pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i arrestuari është me probleme mendore dhe se shpesh herë pinte alkool. Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht:

1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të H. L.

2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të L. Z.

Edhe Dyshohet se në maj i vuri flakën një veture në Prishtinë, arrestohet Kronikë Dyshohet se në maj i vuri flakën një veture në Prishtinë, arrestohet

3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të SH. B.

4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të A. D.

5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të H. Q.

6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të T. Q.

7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të M. S.

Edhe Arrestohet një i dyshuar për djegien e veturave dhe sulm ndaj Policisë në veri Kronikë Arrestohet një i dyshuar për djegien e veturave dhe sulm ndaj Policisë në veri

8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të R. Gj.

Tashmë ai do të përballet me akuzën për penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr"/Shqiptarja.