Dy britanikë kanë marrë dënimin për vrasjen 31-vjeçarit shqiptar, Vilson Meshi. Ata dogjën të gjallë shqiptarin në makinën e tij më 27 shtator të vitit të kaluar.
Viktima Vilson Meshi, me origjinë nga Hasi, zotëronte një lavazh makinash si dhe ishte bodybuilder.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtë natë, 31-vjeçari kishte udhëtuar me makinën e tij drejt qytetit ku jetonin fëmijët, por nga lodhja e kishte zënë gjumi në një parking.
Pikërisht gjithçka ndodhi atëherë kur dy adoleshentë, 18 vjeçari Keani Hobbs dhe një 16 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, qëlluan drejt makinës së tij një fishekzjarr, shkruajnë mediat lokale.
Makina mori flakë menjëherë duke bërë që Meshi të digjej brenda saj.
Dënimi për autorët është caktuar të jepet këtë të premte (nesër) në Chelmsford Crown Court.