Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar afër 600- litra tretës dhe ndaj personave përgjegjës është iniciuar procedura e kundërvajtjes.
Sipas njoftimit të Doganës kjo sasi është konfiskuar pas kontrolleve të ushtruara pa paralajmërim në dy lokacione në regjionin e Ferizajt.
“Zyrtarët doganorë kanë ushtruar kontrolle pa paralajmërim në dy lokacione në regjionin e Ferizajt dhe me këtë rast është hasur në 568 litra Tretës / Nitro. Tërë sasia është konfiskuar si dhe nga personave përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Artikuj të ngjashëm