Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka konfiskuar mallra të kontrabanduar me vlerë mbi 100 mijë euro në dy raste të ndara.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore, ndërsa që bazuar në bashkëpunimin e zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe pompa uji në sasi prej 100 copë. Malli është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, Dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontroll në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike.
“Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrolleve të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre herë mbi normën e rritjes ekonomike”, vijon njoftimi.
-
Sekuestrohen mallra me vlerë afro 7 mijë euro në Mitrovicën e Veriut
-
Dogana konfiskon mallra të paligjshme në vlerë 7 mijë euro në Zveçan
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Zbulohet një pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë në Gjilan