Njësiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës, ka konfiskuar rreth 8.500 litra pije joalkoolike, gjatë një kontrolli rutinor në veri të Kosovës, ka njoftuar Dogana të mërkurën, përmes një postimi në Facebook.
“Oficerët doganorë gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar. Dyshimet e para ishin se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike”, thuhet në njoftim, raporton Koha.net.
Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar. Po ashtu është hapur rasti për hetime të mëtejme.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet kontrabandimi i mbi 1,400 litrave të pijeve të ndryshme në Jarinjë
-
Dogana konfiskon mallra me vlerë mbi 100 mijë euro
-
Sekuestrohen 3.6 tonë pije joalkoolike në Lipjan, ishin kontrabanduar nga Serbia
-
Parandalohet kontrabanda e 2400 litrave alkool etilik me origjinë nga Serbia
-
Sekuestrohen në Gjakovë afro 15,000 litra pije alkoolike të paligjshme