Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Djali rrah babanë në Suharekë, arrestohet

Dje në Suharekë është arrestuar një djalë pasi ka rrahur babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht prindin e tij”, raporton policia, transmeton Koha.net.

Policia ka raportuar se nuk ka të lënduar.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.