Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Djali e bën për spital babanë e tij në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se djali ka rrahur me grushte babanë e tij në Suharekë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë, dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.