Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Viti ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Sipas Policisë një burrë ka lajmëruar se është sulmuar nga djali i tij i cili dyshohet se ka të meta psikike.
I dyshuari është ndaluar për tretman mjekësor në Neurologji.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psikike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm