Disa raste të sulmeve dhe dhunës familjare janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në rastin e parë, në Lipjan, një grua ka raportuar në policia se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj, që është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes, me vendim të prokurorit.
Rasti tjetër, ka ndodhur në fshatin Malishevë të Gjilanit ku një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. Edhe ai është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast është shënuar në fshatin Firajë të Shtërpcës, ku një burrë është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten. Në këtë rast, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.
Artikuj të ngjashëm
-
10 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje
-
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit
-
Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë – meshkujt rrahin gratë, fëmijët, nënat e motrat
-
Në Lipjan e Fushë Kosovë gratë raportojnë se janë rrahur nga burrat