Disa raste të dhunës në familje e lëndimeve trupore janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.
Në rastin e parë një person është arrestuar të hënën në Podujevë pasi për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Sipas raportit policor, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rastin tjetër, në Viti një person është arrestuar pasi kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Në rast është përfshirë edhe i dyshuari i vëllai i viktimës, që ka sulmuar të dyshuarin. Të tre persona kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje.
Në fshatin Gremnik të Klinës një person është arrestuar pasi kishte sulmuar dy familjarë të tij, të gjinisë mashkullore. Sipas viktimave, i dyshuari ka probleme psikike dhe është dërguar për kontrolle te psikiatri. Pas procedurave, ai është ndaluar në mbajtje.
Në Mitrovicë, një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar vëllanë e tij. Edhe ky është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.