Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një veturë në Fushë-Kosovë

Një burrë nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturës së tij.

Sipas raportit të Policisë, ai ka thënë se zjarri është shuar nga një kalimtar i rastit.

“Fushë-Kosovë 24.04.2023 – 02:08. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kishin vënë flakën veturës së tij. Zjarri ishte fikur nga një person kalimtar i rastit, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm