Është djegur një shtëpi në Mazgit të Obiliqit, para pak çasteve.
Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa shihen aty edhe zjarrfikësit edhe policia e Kosovës.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se policia i është përgjigjur menjëherë rastit.
“Rreth orës 15:10 Policia ka pranuar një informatë se te rrethi në fshatin Mazgit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është një zjarr dhe mund të paraqesë rrezik potencial për zgjerim. Policia, njësitet e zjarrfikësve dhe KEDS kanë dalë në lokacion dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Rasti po hetohet nga kompetentet dhe për detaje tjera do të njoftoheni pas përfundimit të procedurave tjera”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia jep detaje për zjarrin në Kçiq, u dogjën edhe shtëpi
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Vetura përfshihet nga zjarri në magjistralen Gjilan-Prishtinë
-
Digjet një shtëpi në Gjakovë, arrestohet një person
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren