Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një lokal në kryeqytet

Në orët e para të së martës zjarri ka kapluar një lokal në në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, duke e djegur atë në një masë të konsiderueshme.

Për shkak të zjarrit ka ardhur edhe deri te evakuimi i banorëve të kësaj lagjeje, si dhe deri te ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë.

Rasti i cili përfundoi vetëm me dëme materiale, është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Mbrëmë pas mesnate rreth orës 01:15, është raportuar për një zjarr në rr. ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një zjarr brenda në një lokal. Edhe zjarrfikësit kanë dalë në lokacion për ta shuar zjarrin. Për shkaqe sigurie ka pasur evakuim të përkohshëm të qytetarëve afër lokacionit të incidentit, përderisa pas masave të ndërmarra dhe fikjes së zjarrit të gjithë banorët janë kthyer nëpër banesat e tyre”, ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, transmeton KP.

Hoxha tutje ka konfirmuar se për këtë rast është njoftuar prokurori dhe se hetimet janë duke u kryer nga njësitet kompetente.

Artikuj të ngjashëm