Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve në fshatin Shirokë të Suharekës.
Të lënduar në këtë rast nuk ka, e sipas njoftimit, njësitet policore, zjarrfikësit dhe punonjësit e fabrikës kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Në lokacionin ku ka ndodhur incidenti ka dalë edhe në eksperti i zjarreve.
Rasti po hetohet.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve. Njësitet policore, zjarrfikësit, me ndihmën edhe të punëtorëve fabrikës ka rritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Të lënduar nuk ka në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e plotë.