Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një autobus në Gllogoc

Në fshatin Gllogoc është djegur një autobus në rrethana ende të panjohura.

Ankuesi pas djegies së autobusit ka lajmëruar menjëherë policinë, të cilën thonë se kanë shkuar atje bashkë me zjarrfikësit.

Ata thonë se kanë lokalizuar zjarrin por ende nuk dihet se si ka marrë flakët.

Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë te shumta afër 25000€ nuk raportohet për lënduar. Rasti mbetet nën hetime.