Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjen dy vetura afër mensës së studentëve në Prishtinë

Në mbrëmjen e së hënës dy vetura janë përfshirë nga flakët afër mensës së studentëve në Prishtinë, raporton Koha.net.

Lajmin e ka konfirmuar edhe brigada e zjarrfikësve në Prishtinë. Ata kanë thënë se janë telefonuar nga qytetarët pas orës 19:00.

Sipas tyre, nuk dihen arsyet e ndezjes së zjarrit dhe se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për dëmtime të mëdha.