Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjen dy automjete në Shqipëri

Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri gjatë natës, një në Fushë Krujë dhe një në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia bën të ditur se automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç, i parkuar në oborrin e banesës, është djegur plotësisht. Policia gjeti edhe dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv. Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, një tjetër automjet është djegur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan.

Automjeti tip “Benz” ka qenë i parkuar në rrugë dhe është në pronësi të shtetasit A.D., 42 vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e para hetimore, paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet të ketë qenë aksidentale.