Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkrumbohet natën makina e kreut të PS së Elbasanit, dyshimet e para

Shkrumbohet gjatë natës makina e kreut të PS-së së Elbasanit, Xhevahir Budani. Sipas burimeve policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ” 5 Maji” të qytetit, ndërkohë që makina ka qenë e parkuar pranë banesës, transmeton Panorma.

“Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm”- njofton policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak:

Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të ngjashëm