Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje, në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ka ndodhur një tentim-plaçkitje e armatosur në një bankë.
“Dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një bankë, mirëpo nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Koha.net.
Të dyshuarit me një automjet janë larguar në drejtim të panjohur, ndërkaq policia nuk njofton për të lënduar dhe njësitë policore thotë se janë duke hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm