Pjesëtarë të policisë janë angazhuar për të siguruar praninë e dëshmitares së radhës në gjykimin ndaj Oliver Ivanoviqit.
Dikur lideri i serbëve në veri është duke u akuzuar për krime lufte ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë vitit 1999.
Shahbaze Cernobregu e cila u desh të sillej me polici në gjykatore ka dëshmuar rrethanat e 14 majit ’99 kur djali i saj, Erduan Cernobregu, ishte vrarë.
Ajo ka rrëfyer se në fund të hyrjes një polic i uniformuar e kishte ndarë nga djali të cilin e kishin shtrirë në tokë.
Dëshmitarja ka sqaruar se më vonë në mesin e policëve e kishte identifikuar edhe Oliver Ivanoviqin.
“I kam thanë këtij që është këtu djalin me ma pshtu”, ka rrëfyer dëshmitarja.
Ajo ka sqaruar se Ivanoviq nuk i kishte thënë asgjë, por vetëm ishte larguar.
Edhe
Djali i Osman Selmanit mohon se babai i tij e vrau një çift serb
Dëshmitarja ka sqaruar edhe rrethana të tjera përfshirë kohën kur trupi i djalit të saj ishte zbuluar në varrezat e Suhodollit.
Dëshmitari tjetër në këtë proces pritet të dëshmojë në seancën e radhës.
Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vjet burg për krimet që akuzohet, por në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit ishte ajo qe e ktheu në rigjykim këtë rast.
-
Ish-polici i Serbisë dënohet sërish me 12 vjet burgim
-
Edhe në rigjykim Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krimet e luftës në Saradran
-
Millosavleviq do të rigjykohet për krime lufte, por ai ka ndërruar adresë prej se është liruar
-
I akuzuari s’pranon se e shtyu të birin e tij të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë