Në fshati Lupç i Epërm të Podujevës dje është arrestuar një person, mashkull, shtetas i Kosovës, për shkak të shtënave me armë zjarri.
Është arrestuar i dyshuari, mashkull, K-shqiptar, meqë pas një mosmarrëveshje me viktimën, po ashtu mashkull, K-shqiptar, kishte shtënë me armë zjarri me qëllim të frikësimit, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës. Në vazhdim raporti saktëson se janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse, pronë e të dyshuarit, me ç’rast në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar armën, pushkë automatike me tetë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm