Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Deshën të paguajnë me bankënota false në Rahovec

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi kanë tentuar të paguajnë me bankënota false në Rahovec.

Policia e Kosovës raporton se shtetasit shqiptarë ia kanë dhënë shtetasit kosovar tetë bankënota nga 50 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë konfiskuar bankënotat e dyshuara, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.