Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar në Polici se janë dëmtuar disa pllaka të varrezave në Istog.
Rasti po trajtohet si dëmtim i varreve apo kufomave.
“Istog 08.11.2023-14:00. Me 09.11.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur se janë dëmtuar pllaka të varrezave. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.