Fatmir Sfishta nuk ka arritur t’i fshehë lotët kur i është kërkuar që ta përshkruajë babanë e ndjerë, të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
“Nuk jam në gjendje të përgjigjem në këtë pyetje”, ka thënë shkurt ai, duke i fshirë lotët me mëngë të këmishës.
Në anën e djathtë, disa metra më larg, ishte prezent Hysen Sherifi, i cili akuzohet për vrasjen e babait të Fatmirit, Ismet Sfishtës, në vitin 2015, në Komunën e Podujevës.
Duke e parë gjendjen emocionale të tij, trupi gjykues ndërpreu seancën për 10 minuta.
Vite më parë të akuzuarin familja e Fatmirit e ka pasur mik të shtëpisë. Hysen Sherifi është babai i Nexhmi Sherifit, dikur dhëndër i familjes Sfishta. Motrën, Valentinën, e kishin martuar te kjo familje me mesit dhe sa ka qenë e martuar ajo ka jetuar në Gjermani. Nga kjo martesë kanë një djalë. Mirëpo pas disa vjetësh ajo është ndarë për shkak se, siç ka thënë Fatmiri, dhëndri Nexhmiu e kishte keqtrajtuar atë. Për të tjera motive ka thënë se nuk di gjë.
Vrasja e babait të Fatmirit, Ismetit, ka ndodhur gati 4 vjet pas shkurorëzimit të së motrës.
Edhe
Ish-vjehrra: Pas ndarjes babai i resë na tha se ia kemi borxh katër gjaqe dhe 200 mijë euro
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
I akuzuari për vrasje thotë se veproi në vetëmbrojtje pasi iu kërkua të kryente marrëdhënie seksuale
-
Familjarët e viktimave ndihen të lehtësuar pas arrestimit të 5 serbëve që dyshohen për krime lufte
-
Prokuroria pretendon se babai e shtyu të birin 17-vjeçar të vriste një person për hakmarrje
-
Familjarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Qerim Kelmendit