Suharekë, 18 gusht - Pak pas mesnate, policia e Suharekës e ka arrestuar një të dyshuar me mbiemër Kadriaj, i cili në cilësi të dasmorit ka shkrepur disa fishekë në ajër me pistoletë me gaz në ambientet e restorantit “Pikon” në Shirokë të Suharekës, njoftoi sot Policia e Prizrenit.
Nga krismat e pistoletës, sipas njoftimit të policisë, një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e dëgjimit me ç ‘rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, e më pas ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.
Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9 mm. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.
-
Detaje të reja nga plagosja në Shirokë të Suharekës
-
Shtiu me armë afër shtëpisë së babait pas një mosmarrëveshjeje, arrestohet i dyshuari në Suharekë
-
Dhëndri përleshet fizikisht me baballëkun në Suharekë, gjuhet edhe me armë zjarri
-
Arrestohen dy persona në Suharekë, gjuajti me armë zjarri në një dasmë
-
Në Prizren sekuestrohen armë e municion