Vajza e mitur e Zejnepe Berishës me ankth ka dëgjuar babanë e saj në Gjykatë, derisa ka dhënë dëshminë për vrasjen e gruas së tij, raporton KTV.
E.Berisha është e dëmtuar në këtë rast sepse kur kishte tentuar ta mbronte nënën e saj nga goditjet e thikës të të akuzuarit Nebih Berisha, ai e kishte goditur edhe të bijën në dorë, duke i shkaktuar lëndime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeancat kanë vazhduar pas ndërprerjes së tyre vitin e kaluar, kur ishte vendosur t’i kryhej ekzaminimi psikiatrik të akuzuarit.
Sipas përfundimit të këtij raporti të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, në kohën e kryerjes së veprës penale, aftësia e të pandehurit për të kontrolluar veprimet e tij ka qenë e zvogëluar. Në raste të tilla, kjo është rrethanë ligjore lehtësuese që atij mund t’ia ulë dënimin.
Në pjesën e parë të seancës, që ka qenë e hapur për publikun, është paraqitur raporti i këtij Instituti, që megjithatë e ka vlerësuar si të aftë Berishën për të marrë pjesë në seanca dhe për të dhënë mbrojtjen e tij.
Kur Berisha ka nisur rrëfimin e tij, trupi gjykues e ka mbyllur gjykimin për shkak të ndjeshmërisë.
Sipas avokatit të tij, fajtor për këtë vrasje është shoqëria, sepse ai pretendon se klienti i tij ka trauma nga lufta.
Sipas aktakuzës, Zejnepe Berisha kishte pësuar 20 plagë nga goditjet me thikë nga bashkëshorti i saj që kishte qenë nën ndikim të alkoolit natën e 23 tetorit 2015.
Nebih Berisha akuzohet nga Prokuroria për vrasje të rëndë dhe lëndim të lehtë trupor.